Partia e Drejtësisë: Viti i ri shkollor le të jetë i mbarë dhe i frytshëm për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit

Partia e Drejtësisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 2019/2020, uron të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, mësimdhënësit edhe prindërit, duke lutur Zotin e madhërishëm që ky vit të jetë më i frytshëm dhe më i suksesshëm.

Me këtë rast PD përshëndet dhe përcjellë urimet më të përzemërta për këtë ditë, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin e shoqërisë kosovare drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur. Shpresojmë që ky vit të jetë sa më i mbarë dhe i frytshëm me rezultate sa më të mira për të gjithë nxënësit.

Një urim i veçantë shkon për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, që në këtë ditë e ndjen veten më të rritur e më të ditur dhe më të motivuar për t’u bërë edhe më të aftë për t’i shërbyer vetes, familjes, por edhe shtetit të tyre.

 

Në këtë fillim viti shkollor, PD u shpreh të gjithë mësuesve mirënjohje që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezave të ri, kontribuojnë me përkushtim në edukimin e nxënësve dhe i fton që të vazhdojnë edhe më të përkushtuar misionin e tyre fisnik që e bëjnë me arsimimin dhe përgatitjen e të rinjve për një të ardhme më të ndritur të tyre.