Partia e Drejtësisë uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Partia e Drejtësisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 2018/2019, uron të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës, mësimdhënësit edhe prindërit, duke lutur Zotin e madhërishëm që ky vit të jetë më i frytshëm dhe më i suksesshëm.

Me këtë rast PD përshëndet dhe përcjellë urimet më të përzemërta për këtë ditë, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin e shoqërisë kosovare drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të ndritur. Arsimimi cilësor, avancimi i dijes dhe përgatitjet bashkëkohore profesionale janë themelore për zhvillimin e vendit tonë.

Urimi i veçantë shkon për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, që në këtë ditë e ndjeni veten më të rritur e më të ditur dhe që jeni fort të motivuar për t’u bërë edhe më të aftë për t’i shërbyer vetes, familjes, por edhe shtetit tuaj.

Në këtë fillim viti shkollor, PD u shpreh të gjithë mësuesve mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e palodhur që bëjnë për edukimin e nxënësve dhe i fton të vazhdojnë edhe më të përkushtuar misionin e tyre fisnik që e bëjnë me arsimimin dhe përgatitjen e të rinjve për një të ardhme më të ndritur të tyre.