Partia e Drejtësisë përshëndet sulmet ajrore të SHBA-së dhe aleatëve në Siri

 

Ngjarjet e fundit të përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit ndaj civilëve të pafajshëm dhe ndaj fëmijëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën demokratike.

Sulmet e aleancës perëndimore që filluan mbrëmë të udhëhequra nga SHBA-të, ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë shpresëdhënëse që populli sirian ta fitojë lirinë si çdo popull tjetër në botë.

Pamjet që shihen nga ndërhyrja e SHBA-ve dhe aleatëve të saj, na e kujtojnë kohën kur Kosova u ndihmua në mënyrë të ngjashme nga këto shtete në ditët më të vështira të historisë së sajë.

Urojmë dhe lutemi që në Siri të mbizotëroj paqja dhe që populli sirian të gëzoj sa më parë lirin e tij në paqe.

Partia e Drejtësisë përshëndet ndërhyrjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe aleatëve të tjerë, dhe uron që kjo ndërhyrje ushtarake të përfundojë me paqe për popullin e Sirisë dhe gjithë rajonin.