Ministër me karakter të fortë dhe kredibilitet të lartë

Po më vjen mirë që zotri Adriatik Kelmendi është ndër analistët e parë që po i qaset kësaj problematike për dorëheqje të gjithë ministrave me aktakuzë, por vështir është të gjinden ministra si prof dr. Ferid Agani i cili ka dhënë dorëheqje në momentin e ngritjes së aktakuzës ndaj tij, edhe pse çdo kush është i pa fajshëm deri sa të vërtetohen pretendimet e prokurorisë. Në pyetjen time me një takim profesorit të nderuar e pata pyetur pse ka dhënë dorëheqje kur jeni të pa fajshëm, po ju tregoi si mu përgjigje professor Agani po citoj "zotri prof Naser në momentin që organet e shtetit tim po dyshonin në punën time, unë po i hap rrugën organeve gjyqësorë ne të veprojnë lirshëm se kështu respektohet shteti", mbarimi citatit.


Ky veprimi i profesor Aganit normalisht i ka kushtuar edhe atij personalisht, Partisë së Drejtësisë dhe shoqërisë, sepse humbëm një ministër që punoi shumë për implementimin e sigurimeve shëndetësore, i zgjidhi problemet e shumë specializantëve si dhe shumë punë sa ishte ministër në MMPH për dy vite.


Sot po jemi dëshmitar sa shumë ministra ka me aktakuza edhe po dëshirojnë të arsyetohen edhe nuk I hapin rrugë drejtësisë të veproj lirshëm. Ministra si po mendoni të udhëhiqni ministrit e juaja me aktakuza, a thua se jeni me faje edhe nuk po i hapni rrugë drejtësisë, shteti kështu nuk respektohet, por ai respektohet sikur veproi prof dr. Ferid Agani, njeri me karakter të fortë dhe kredibilitet të lartë - respekt prof i nderuar që respektuat organet e Republikës së Kosovës të hetonin lirshëm.

Prof. PhD. Cand Naser Morina IDN