Skena politike e Kosovës vuan për personalitete me integritet dhe sinqeritet

Me vjen mirë që gazetari Adriatik Kelmendi e ka bërë këtë reagim publik lidhur me sjelljen e dinijtetshmetë një Ministri të Qeverisë së Kosovës. E uroj z. Kelmendi për këtë reagim i cili jo vetëm se e fuqizon aktin moral të z. Agani, por e fuqizon edhe një komponentë të rëndësishme të politikes Kosovare e cila shumë i mungon e ajo është sinqeriteti.

Pa mëdyshje se sinqeriteti është virtyt i njerëzve me dinjitet personal e kur je edhe figurë e rëndësishme politike rëndësia e tij rritet në proporcion të drejtë me rëndësinë dhe peshën e postit.

Skena e jonë politike vuan për personalitete me integritet dhe sinqeritet. Pa mëdyshje rasti i z. Agani, fatkeqësisht është i vetmuar në skenën politike të Kosovës.

Uroj që rasti i z. Agani të bëhet model i veprimit të të gjitha figurave politike të vendit, nëse Kosova dëshiron ta ndërtoj modelin e ri të veprimit politik pa të cilin ky vend nuk ka ardhmëri. 

Fjalën përfundimtare, në këto raste duhet ta jap gjyqësia kosovare, e cila do të duhej me prioritet të shqyrtoj këto raste. Por jo në mënyrën siç vepron drejtësia dhe vazhdon të veproj në rastiin e z. Agani, ngase është ngritur pa bazë të qartë juridike dhe kjo zhagitje gati tre vjeçare është e pakuptimtë ndaj një veprimi të dinijtetshëm e të sinqertë për t’u ballafaquar me fakte relevante në mënyrë që drejtësia përfundimisht të ngadhënjen.                                                                                                 

Autor: Qemajl Hasani - anëtar i Kryesisë së Partisë së Drejtësisë