Partia e Drejtësisë të gjithë mësuesve Shqiptarë ua uron 7 marsin

Partia e Drejtësisë uron të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, ditë e cila na kujton sakrificën dhe flijimin e mësuesve tanë për çështjet madhore të kombit, siç është Pavarësia e Kosovës dhe ngritja intelektuale e gjeneratave të reja.

7 marsi është dita e atyre që pareshtur, me shumë përkushtim, përhapin dijen tek të rinjtë tanë. Është dita e heronjve të përditshëm, mësuesve, që me punën e tyre edukojnë brezat e rinj.

Sot, në Ditën e Mësuesit, një urim të veçantë shkon edhe për një plejadë mësuesish në pension, të cilët kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e vyer e intelektualëve Shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë.