Partia e Drejtësisë uron të gjithë Shqiptarët për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Partia e Drejtësisë, uron të gjithë shqiptarët ku do që janë me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ditë kjo që ktheu në realitet ëndrrën shekullore të mbarë Shqiptarëve.

17 shkurti i vitit 2008, paraqet datën e kurorëzimit të sakrificës së shumë brezave për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, që sot ne e gëzojmë.

PD vlerëson se momenti aktual kërkon unitet politik dhe qytetar, në funksion të ballafaqimit sa më të suksesshëm të sfidave serioze që janë para nesh.

Për këtë na obligon e kaluara, sakrifica e popullit tonë dhe gjaku i derdhur i dëshmorëve në themelet e lirisë dhe pavarësisë së shtetit si dhe e ardhmja që u kemi premtuar gjeneratave pas nesh.

Andaj, në përvjetorin e 10-të të Pavarësisë, përkujtojmë me respekt dhe nderim të thellë dëshmorët e kombit dhe të gjithë ata që në periudha të ndryshme të historisë kombëtare sakrifikuan për shtetësinë e shtrenjtë të Kosovës. Amaneti i tyre duhet të jetë përkujtues i përditshëm të çdo njërit që nga institucionet e deri të qytetarët.

Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës.