Dega Tretë e PD-së në Prishtinë reagon mbi problematikën e ndotjes se ajrit në vend

Dega e Tretë e Partisë së Drejtësisë (PD) në Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj për ndotjen e enorme të ajrit në kryeqytetin tonë që kap vlerat më të larta në të gjithë botën. Duke i kujtuar nivelit lokal dhe atij qendror se sikur të zbatohej korniza ligjore në fuqi përkatësisht Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Udhëzim Administrativ ‘Për Normat e Lejuara të Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e  Lëvizshme të Ndotjes’, do të kishim një situatë krejt me ndryshe.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është parandalimi dhe zvogëlimi i lirimit të gazrave të dëmshme në ajër nga burimet e lëvizshme siç janë automjetet, ku sipas statistikave automjetet dalin të jenë ndotësi kryesorë në të gjitha stinët e vitit.

Në përmirësimin e gjendjes se ajrit do të ndikojë edhe menaxhimi më i mirë nga Komuna, duke lehtësuar transportin, duke iu krijuar qytetarëve alternativa për parkingje jashtë qytetit dhe qasjen e tyre më të lehtë në transportin publik.

Kjo situatë po neglizhohet nga Komuna e Prishtinës për vite me radhë dhe ka sjell një gjendje ku kryeqyteti ynë është bërë vendi me i rrezikshëm për jetesë.

Kosova ka një infrastrukturë të mirë ligjore që do të ndikonte në një gjendje shumë më të mirë të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.