Drejtësia gjithmonë triumfon

 

Partia e Drejtësisë, e mirëpret dhe përshëndet vendimin e Tribunalit të Hagës, i cili e dënoi me burgim të përjetshëm Ratko Mlladiqin, për krime lufte dhe gjenocid në Bosnjë dhe Hercegovinë.

 

Edhe një herë u vërtetua thënia se ‘Drejtësia vonon por nuk harron’ sot, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët ende i kanë të freskëta dhimbjet e familjarëve të tyre mund të ndihen të lehtësuar me dënimin e “Kasapit të Ballkanit”. 

 

Partia e Drejtësisë uron që aktet e tilla mizore e barbare të mos përsëriten më kurrë në vendin tonë, hapësirat e Ballkanit dhe në asnjë vend në botë dhe që çdo kriminel të përgjigjet për krimet e kryera ndaj popullatës së pafajshme sa më shpejtë që të jetë e mundur.

 

Reagimin e institucioneve të Republikës së Serbisë me këtë rast e vlerësojmë si vazhdimësi të politikës së tyre hegjemoniste dhe shoviniste të maskuar me petkun e kinse orientimit të tyre proevropian, që është në kundërshtim të plotë me përpjekjet gjithëpërfshirëse për paqë dhe stabilitet në rajon.

 

Urojmë që rreth këtij Vendimi historik të bashkohen të gjitha forcat paqedashëse të Ballkanit për një të ardhme më të ndritur dhe më të sigurt të rinisë së tyre.