PD merr mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Vushtrrisë

Në vazhdën e aktiviteteve elektorale, sot Partia e Drejtësisë (PD) mbajti tubim elektoral në shtëpinë e kulturës 'Hasan Prishtina', në Vushtrri.

Elektoratit të pranishëm që ishin me një numër mjaftë të madh, iu drejtua Kryetari i Degës së PD-së, njëherësh drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Eroll Venhari, ku të pranishmëve të shumtë iu siguroj se kushtet e kushtet e jetesës së tyre me qeverisjen e PD-së do të janë më të mira.

“Kërkojmë mbështetjen tuaj me 22 tetor në mënyrë që ne të punojmë për të mirën e qytetarëve të vendit tonë. Ne si PD ku do që kemi qeverisur kemi jap kontributin tonë se si duhet punuar dhe shërbyer me nder qytetarëve të Kosovës. PD do të jetë zë i fuqishëm në asamblenë komunale të Vushtrrisë për të përmirësuar kushtet e jetës së qytetarëve të këtij qyteti”, u shpreh Venhari.

Më tej ai theksoi se "ne si PD me kontributin tonë direkt në sferën e shëndetësisë dhe përkujdesjes sociale në Vushtrri kemi bërë që për vitin 2018 të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare do të jenë më moderne dhe që të gjitha do ta kenë sistemi elektronik të pritjes me radhë dhe do të marrin shërbim më te shpejtë".

Po ashtu, të pranishmëve në këtët tubim iu drejtua dhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Ferid Agani, i cili tha se me këta burra e gra, programi i Partisë së Drejtësisë do të vazhdoj të zbatohet me vendosshmëri dhe se ju me voten tuaj do të vazhdoni instuticionalizimin e vlerave.

"Sot para jush do të dalin gra e burra, vajza e djem të cilët janë të vendosur dhe janë zotuar që me vendosmëri do të vazhdojnë zbatimin e programit të Partisë së Drejtësisë në komunën e Vushtrrisë. Votoni ata dhe i mbështetni me të gjitha fuqitë sepse me këtë e mbështetni institucionalizimin e vlerave më të larta etike dhe morale të familjeve tuaja në politikat shtetërore dhe njëkohësisht mobilizimin e potencialeve me të shëndosha profesionale e shkencore në shtetëndërtimin e vendit", tha Kryetari i PD-së Agani.

 

Në fund u bë prezantimi i kandidateve për Kuvend Komunal, ku në këto Zgjedhja Lokale, Partia e Drejtësisë garon me numrin rendor 44.