Tribuna Channel dhe Menduh Abazi bënë shkelje të kodeksit gazetaresk dhe të informimit

Kandidati për Kryetar të Komunës së Gjilanit nga Partia e Drejtësisë Prof. PhD. Naser Morina, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin e gazetarit Menduh Abazi në Tribuna Channel.

Para se të fillon emisioni kandidati Naser Morina ka pranuar një telefonatë rreth orës 20:00 që është anuluar debati për Gjilanin. Por në fakt debati nuk ishte anuluar dhe është mbajtur vetëm me kandidatin e LDK-së Lufi Haziri.

Ky akt për Partinë e Drejtësisë përbën shkeljen me të rëndë gazetareske, duke rënduar kodeksin gazetaresk dhe të informimit duke nënçmuar kandidatin e Partisë së Drejtësisë dhe qytetarët e Gjilanit.

 

Partia e Drejtësisë mendon se gazetarë dhe mediume të tilla nuk duhen përkrahur, ngase janë shndërruar në propagandues të hapët të një apo më shumë individëve dhe si e tillë duhet të gjykohet nga shoqëria e gjerë dhe e fton Komisionin e Pavarur për Media që të merr masa ligjore ndaj gazetarit dhe televizionit Tribuna Channel për sjellje jo profesionale dhe jo etike.