Partia e Drejtësisë ua uron besimtarëve myslimanë Festën e Fiter Bajramit

Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Fiter Bajramit dhe përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, që t’ua ketë pranuar agjërimin dhe punët e mira.

Besimtarët myslimanë, pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice për Krijuesin, festojnë Fiter Bajramin si festën e mëshirës së Zotit ndaj nesh dhe devotshmërisë sonë ndaj Atij.

Festa e Fiter Bajramit, përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit.

Andaj urojmë në këtë ditë feste që në familjet tona të mbizotërojë vetëm gëzimi, lumturia dhe begatia, ngase në këtë mënyrë dëshmohet pranimi i agjërimit dhe sakrificës së bërë gjatë këtij muaji të bekuar.

PD uron që vlerat e fuqizuara islame gjatë muajit të bekuar të Ramazanit të qindra mijëra qytetarëve të Republikës së Kosovës të shërbejnë si shtylla të fuqishme të shtetndërtimit të vendit