Partia e Drejtësisë e përkushtuar për një fillim të ri

Partia e Drejtësisë (PD) dega në Ferizaj, mbrëmë ka organizuar iftar për nderë të muajit Ramazan, në të cilin ka marrë pjesë edhe Kryetari Prof. Dr. Ferid Agani, i cili të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti.

 

Në fillim të këtij takimi ai falënderoi mysafirët për përgjigjen e ftesës, duke ua uruar muajin e Ramazanit.

 

“Jemi në fillim të fushatës zgjedhore që do të mbahen me 11 qershor e shpresojmë në zgjedhje të qeta demokratike, që ua mundësojnë shprehjen e lirë qytetarëve të vendit, që do votojnë për një Kuvend të ri në shtetin tonë, me një Kuvend që do fillon me një fillim të ri”, tha Agani në fjalën hyrëse.

 

Më tej kryetari Agani, tha se tani është momenti që të jemi të bashkuar rreth një koncepti politik, i cili siguron vendimmarrje efikase, të shpejtë dhe të drejtë.

 

“Jem radhitur në koalicionin “Fillim i Ri” me Partinë Demokratike të Kosovës, për të dhënë kontributin tonë në disa fusha, duke qenë të vetëdijshëm që dora-dorën e ndihmon dhe ne si parti në pajtim me traditën tonë, angazhimin tonë 17 vjeçar jemi përkushtuar që të japim kontributin tonë në ndërtimin e vendit”, u shpreh kryetari Agani.

 

Të pranishmëve iu drejtua dhe kryetari i degës në Ferizaj njëhrit edhe kandidatë për deputet nga Partia e Drejtësisë, Ardian Sejdiu, ku falënderoi të pranishmit duke iu uruar muajin e Ramazanit.

Ai tha se “Partia e Drejtësisë ka krijuar ura të komunikimit me të gjitha institucionet e Kosovës në përgjithësi dhe në ato lokale në veçanti, po ashtu ka krijuar raporte mirëbesimi edhe me organizatat joqeveritare të cilat veprojnë në rajonin e Ferizajt, gjitnje kur wshtw nw pyetje i qytetareve”.

 

Kandidati Sejdiu shtoi se “Duke i patur parasysh rrjedhat politike në vend, nevojat e domosdoshme për ndryshime pozitive, vendosa që të kandidoj për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

 

Më tej zotëri Sejdiu tha se Kuvendi i Kosovës ka nevojë për energji të reja të artikuluar në vlerat më të larta dhe jam i bindur se me punë dhe përkushtim do arrijmë çdo objektiv në dobi të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

 

Me një fjalë rasti mysafirëve iu drejtua anëtarja e Kryesisë së PD-së dhe njëherit kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Mejreme Uka.

 

Ajo premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës e në veçanti asaj të femrës.

 

Më tej ajo theksoi se në një shoqëri ku kemi shumë probleme, ndoshta 11 qershori do të jetë momenti i fundit i sjelljeve të këtyre ndryshimeve.