Partia e Drejtësisë dënon fuqishm sulmin terrorist në Londër

Partia e Drejtësisë e dënon fuqishëm sulmin terrorist në qytetin e Londrës, duke e vlerësuar si përpjekje të përsëritur të grupeve dhe individëve të sëmurë që nëpërmjet goditjes së vlerave qytetëruese t’ua imponojnë mendësinë e mesjetës qytetarëve të pafajshëm të botës.

Partia e Drejtësisë, është thellë e tronditur nga sulmi i djeshëm në qytetin e Londrës. Britania e Madhe është partner i rëndësishëm historik dhe strategjik i Kosovës dhe i shqiptarëve, vend që vazhdimisht i ka ndihmuar dhe ndihmon qytetarët e Kosovës.

Andaj në këto momente të dhimbjes do të qëndrojmë të bashkuar në çdo situatë dhe moment të kohës para akteve të tilla barbare duke promovuar njëkohësisht vlerat më të larta humaniste dhe respektin e ndërsjellë.

Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të pafajshme dhe uron shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve.