Partia e Drejtësisë dënon fuqishëm sulmin terrorist në Londër

Partia e Drejtësisë e dënon fuqishëm sulmin terrorist në Londër duke e vlerësuar si përpjekje të përsëritur të grupeve dhe individëve të sëmurë që nëpërmjet goditjes së vlerave qytetëruese t’ua imponojnë mendësinë e mesjetës qytetarëve të pafajshëm të botës.

Çdo akt terrorist, kudo që ndodhë në botë e veçanërisht në shtetet mike siç është Britania e Madhe, simbolin e tolerancës dhe integrimit të komuniteteve të gjitha llojeve, ngjallë ndjenjat e pikëllimit e dhembjes dhe njëkohësisht e rritë solidaritetin te çdo qytetar i Kosovës dhe institucionet e vendit.

Do të qëndrojmë të bashkuar në çdo situatë dhe moment të kohës para akteve të tilla barbare duke promovuar njëkohësisht vlerat më të larta humaniste dhe respektin e ndërsjellë.

Asnjëherë në historinë e njerëzimit agresiviteti i vrazhdë e primitiv nuk ka arritur që pafundësisht ta mundë dashurinë dhe kulturën e qytetëruar njerëzore dhe nuk do ta arrijë këtë as në kohërat tona. 

 

Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të pafajshme dhe uron shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve.