PARTIA E DREJTËSISË NUK ËSHTË ASET ARKEOLOGJIK...

Zhvillimet e fundit në Partinë e Drejtësisë dëshmojnë zëshëm se kjo Parti nuk është aset arkeologjik të pushojë nën gërmadhat e byrytjeve të elementit demokaotik, i cili i manipuluar nga klani destruktiv, nën parollën “për reforma rrënjësore në PD” provoi të përmbysë kryetarin dhe organet e Partisë, të dala nga vota e të gjithëve, pa përjashtim, në Kuvend zgjedhor.

 Klani pseudo reformist i provoi dhe i dogji të gjitha kartat e mundshme që në vend të dr. Ferid Aganit – kryetar i Partisë së Drejtësisë, të instalojë kryetar Sulejman Qerkezin, me “jurish kuvend të jashtëzakonshëm”!

 Ky klan, i cili në vend të normave demokratike zgjodhi normat demokaotike, duke i hyrë punës jo sipas akteve statutare por sipas verbërisë lakmitare, nuk u ndal deri kur i ra pusit në fund.

 Kryetari PD-ës Ferid Agani dhe organet partiake, të cilave u prinë ai, qysh në hapin e parë kur e bëri sekretari i përgjithshëm i PD-ës, Fidan Mustafa, tërhoqi vërejtjen dhe bëri apel që pakënaqësitë dhe platforma me reforma të prezantohen në organe legjitime të PD-ës. Përkundër apelit të disa hershëm të kryetarit dhe kryesisë së Partisë, klani, i cili thirret në emër të disa kryetarëve të Degëve, pa mbështetjen e kryesive të atyre Degëve, nuk iu përgjigj këtyre thirrjeve.

 Ndërkaq, pas konstatimeve të KQZ-ës, sipas të cilit klani “reformist” NUK KA LEGJITIMITET, vinë zëra për kthim në strofullën e vjetër, por me kusht që kryetari Agani të mos jetë në krye të Partisë!!! Sigurisht sipas parametrave demokaotike të cilat i njeh vetëm Fidan Mustafa e Sulejman Qerkezi me argatët e tyre J.Svirca, A Klinaku, S. Shurdhani, e disa të tjerë që nuk meritojnë t`u përmendet emri.

 

PARTIA E DREJTËSISË NUK ËSHTË ASET ARKEOLOGJIK...të pushojë nën gërmadhat e byrytjeve të një klani plëngprishës të kamufluar nën maskën e reformimit të Partisë e akoma nuk i di shkronjat e para të alfabetit për organizim të jetës shoqërore politike normale e serioze. Di të pispilloset nën adresa të huaja se kinse di diçka dhe kënaxheqët i duken Kuvende zgjedhore!

 Kjo Parti është subjekt politik që vepron me dinamikën që ia kërkon koha dhe vepron sipas normave të akteve ligjore dhe platformës partiake që të jetë në nivel të përgjegjësisë së duhur kombëtare e shtetërore dhe të kryej obligimin ndaj votuesve të sajë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Këtë detyrë e kryen sipas normave demokratike dhe asnjëherë demokaotike. Është subjekt i përkushtuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës si shtet funksional dhe normal në këtë skaj të Evropës. Është subjekt, i cili nuk rrinë në pritë tinëzare t`i hidhet dikujt në qafë kot së koti, për interesa mjerane të paketuara edhe me thirrjen në Librin e shenjt!

 Këtë dinamizëm e ven në shërbim të popullit të Kosovës dhe nuk përfillë pengesat që dëshirojnë t`ia imponojnë të tjerët duke mos u gjunjëzuar para asnjë shantazhi. Klani politik që proklamon reforma nga individë pa adresë e pa kapital personal politik, që duke u thirr në Partinë e Drejtësisë i hynë aventurës për shkatërrim të Partisë së Drejtësisë; partisë që i qiti në sipërfaqe dhe i ngriti në këmbë të veta, e ka të garantuar dështimin.

 Ruaje, Zot, Partinë e Drejtësisë nga zëra të tillë!

Partia e Drejtësisë është e gatshme për veprim të përbashkët, për reformim dhe për zgjerim të bashkëpunimit, por jo për sabotime! Nëse dikujt i duket se PD ka mbet pa kryetar dhe se i duhet një shpëtimtarë, e ka shumë gabim ashtu si edhe shumë herë deri më tani. PD reformat i bën vetëm në bazë të akteve normative të nxjerra nga organet legjitime, me kryetar Ferid Aganin në krye, me nënkryetar dhe organet e tjera të legjitimuara nga Statuti i Partisë, dhe jo në bazë të parullave politike të demokaotikëve të cilët pa skrupull tentuan që të uzurpojnë vullnetin politik të anëtarësisë së PD-së duke shkelur me dy këmbë Statutin e partisë, për të nisur kinse reformën mbi gërmadhat e Partisë që i ngriti.

 

Por, i  Gjithëfuqishmi Zot është në ndihmë të atyre që janë në ndihmë të njëri-tjetrit!