Nuk janë plotësuar kushtet për mbledhjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të merr vendim për shtyrjen e mbledhjes të premiumeve të sigurimeve shëndetësore, sepse nuk janë përmbushur detyrimet ligjore në këtë drejtim.

PD kërkon nga Këshilli Përgatitor për themelimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore që në bashkëpunim me projektin mbështetës të Bankës Botërore për reformën në shëndetësinë Kosovare, të përgatitë Planin e veprimit për zbatimin në etapa të sistemit të sigurimit publik shëndetësorë në pajtim me legjislacionin në fuqi.

 

Partia e Drejtësisë thekson se është i papranueshëm eksperimentimi me mekanizmin kryesor reformues të shëndetësisë Kosovare, që për qëllim kryesor ka mbrojtjen financiare të qytetarëve gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.