Partia e Drejtësisë dënon sulmet mbi qytetarët e Alepos

Partia e Drejtësisë shpreh shqetësimin e saj për atë që po ndodh në Alepo të Sirisë, ku po bëhet masakër mbi fëmijë, gra dhe pleq sirianë.
Pamjet e fëmijëve të vrarë në rrugët e Alepos, që janë të mbuluar me hirin e shtëpive të shkatërruar për popullin e Kosovës ngjallin kujtime të hidhura.

Bota e civilizuar nuk duhet heshtur para këtij gjenocidi që po ndodh në qytetin e Alepos, ashtu siç intervenuan në Kosovë për t’i ndal krimet e Serbisë, duhet intervenuar sa më shpejtë për t’i ndal masakrat mbi popullin e Sirisë.
Është koha që të gjitha vendet e botës të bashkohen për t’i ndal këto krime, që populli i Sirisë të gëzoj lirinë si të gjitha vendet e tjera.
Partia e Drejtësisë kërkon nga institucionet e vendit që t’i dalë në ndihmë popullatës civile sirianë në çdo mënyrë të mundshme.