Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin në Stamboll

Partia e Drejtësisë dënon ashpër sulmin terrorist në Stamboll të Turqisë, dhe shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë të të plagosurve.
Sulmet e tilla që kanë në fokus civilët e pafajshëm janë të papranueshme dhe si të tilla Partia e Drejtësisë i dënon dhe i konsideron të rrezikshme për rendin dhe sigurinë në mbarë globin.
Terrori nuk njeh popull, fe, racë as komb, andaj bashkëndjemë dhimbje dhe solidarizohemi me popullin mik të Turqisë, duke kujtuar mbështetjen e madhe që kanë dhënë për popullin e Kosovës.