Ndërtimi i murit ilegal afër urës se Ibrit cenon lëvizjen e lire të qytetarëve

Partia e Drejtësisë shpreh shqetësimin e saj për ndërtimin e murit ilegal afër Urës së Ibrit, duke e shkelur kështu edhe marrëveshjen për rivitalizimin e Urës së Ibrit në Mitrovicë. PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerr hapa në ndalimin e këtij muri që rrezikon ndarjen e qytetit të Mitrovicës. 

Ura e Ibrit, duhet të jetë simbol i bashkimit dhe jo i ndarjes, që të shërbej për t'i bashkuar qytetarët të cilët jetojnë në të dy anët e saj. Çdo ndërtim që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës është i papranueshëm. Këto veprime nga ana e serbëve të Mitrovicës, po krijojnë pasiguri dhe frikë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Mitrovicës.  

Po ashtu kërkojmë nga të gjitha institucionet që t'u sigurohet lëvizja e lirë të gjithë qytetarëve andej dhe këndej urës dhe që mos të ketë mure ndarëse që do t'ua pamundësonte lëvizjen e lirë qytetarëve të Mitrovicës. Institucionet e vendit duhet që të jenë sa me transparente dhe të japin llogari para qytetarëve  rreth marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë