Strukturat e vizionit rinor

Kryetar i Vizionit Rinor

 

Eroll Venhari i lindur më 02.06.1988, në Vushtrri ku edhe shkollën Fillore e kreu në vendlindje, shkollën e Mesme e përfundoi në Medresen e Mesme Alauddin në Prishtinë për të vazhduar më pas në Marmara Universitesi në Drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Tani vazhdon studimet post-diplomike  në Universitetin AAB në Drejtimin Administrat Publike.

Është Drejtor Gjeneral pranë Kompanisë parafarmaceotike A+MEDICAL sh.p.k.

 

E njeh Gjuhën Turke,dhe Gjuhen Serbe Kroate.

Është i Martuar dhe ka një vajzë.

 

 

( Nënkryetar për Çështje Organizative)

 

Herolind Rama i lindur më 04.04.1990, në Pejë ku edhe shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme e përfundoi në drejtimin post – telekom në Pejë për të vazhduar më pas në Universtitetin Publik të Prishtinës në drejtimin Gazetari.

Tani vazhdon studimet post-diplomatike në Universistetin Publik të Prishtinës në drejtimin Gazetari dhe Kontakte me Publikun.

Punon ne Kabinetin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

 

E njeh Gjuhën Angleze

 

 

 

(Nënkryetare për Çështje Politike)

 

Qëndresa Morina e lindur më 23.04.1990, në Malishevë ku edhe shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar studimet në Universitetin Publik të Prishtinës në drejtimin Juridik.

 

 

( Sekretar i Përgjithshëm)

 

Labinot Berisha i lindur më 27.02.1991, në Gjakovë ku edhe shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar studimet në Universitetin AAB në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Poashtu në Gjakovë.