Kryetari Agani vizitoi degën e Gjakovës

Prishtinë, 25 maj 2014

Kryetari Ferid Agani, vizitoi të dielën degën e Gjakovës, ku u njoftua për së afërmi me përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. 

Me këtë rast kryetari i degës së PD-së në Gjakovë, Bahri Bokshi tha se janë të mobliziuar dhe po bëjnë përgatitjet e fundit për të treguar një performancë të lartë në zgjedhjet e tetë qershorit.

Kryetari Agani gjithashtu ka shpalosur vizionin e tij para elektoratit gjakovarë, për katër vjetët e ardhshme, duke besuar fuqishëm se do të arrijnë të implementojnë programin dhe synimet për një shtet të drejt, ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut.