Fjala e Asambleistit Tërshani në Kuvendin Komunal të Therandës

Asambleisit i Partisë së Drejtësisë, Bajram Tërshani, vazhdon të jetë aktiv në Kuvendin Komunal të Therandës. Ai në seancën e fundit që u mbajtë më 29 qershor ka dhënë qëndrimet e PD-së, për secilën pikë të rendit të ditës.

Ndër to ka qenë edhe shqyrtimi i projekt vendimit për caktimin e lokacionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore, ku Tërshani kërkoi që kjo rregullore të merr formën që e meriton, duhet të aktivizohet inspektoriati komunalë që të merr masat e nevojshme në parandalimin e hedhjeve të mbeturinave nëpër deponi ilegale, duke shqiptuar gjoba konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Në vazhdim po i paraqesim të qëndrimet e asambleistit Tërshani në seancën e KK të Theranës të mbajtur më 29 qershor 2015:

Sa i përket trajtimit të mbeturinave ndërtimore (të forta), për mendimin tim është i qëlluar. Por, që kjo rregullore të merr formën që e meriton, duhet të aktivizohet inspekcioni komunal që të merr masat e nevojshme në parandalimin e hedhjeve të mbeturinave nëpër deponi ilegale, duke shqiptuar gjoba konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
U vendos sipas planifikimit që vendi I deponis të jetë në fund të zones industrial në Shirokë,

4. Shqyrtimi i projekt vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve;
Qëndrimi im : Sa i përket sistemimit të trafostacioneve, është për t’u përshëndetur, pasi me me këtë sistemim të fazes së pare therandasve iu mundësohet shfrytëzimi i duhur të cilin e paguajn, porn ë fakt nuk e gëzuan deri më sot dhe qyteti dhe bizneset I ofrohen stabilitetit me furnizim nominal, po ashtu reduktohen avarit në amvisëri e gjetiu. Por, përveç lëshimit të parcelave konform rregullave në fuqi, kërkoj që sistemi I furnizimit të trafostacioneve të jetë kabllim nëntokësor. Kjo të vlej sidomos për vendet me popullim. Sepse kabllimi ajoror shpeshherë po shkakton dëme të konsiderueshme madje edhe me fatalitet rreziku për jetë. Ndërsa me kabllim nëntokësor, kuptohet kostoja në fillim është më e lartë, por, prishjet dhe avarit janë shumë të rralla dhe dëmet më të vogla.
5. Shqyrtimi i projekt vendimit për caktimin e taksës administrative për lëshimin e lejes së shndërrimit të objekteve të banimit në lokale afarist;
Kjo pike u la në séance tjetër, ndërsa unë kërkova që objektet që nuk I plotësojnë standartet me parking të mos iu jepet e drejta për afarizëm.
7. Shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore 2016-2018 (KAB);
Këtë pata këto propozime: Edhe pse kemi tkurrje bugjetore prej 1.3 milion euro nga Qeveria, megjithatë dua ta paraqes edhe një herë kërkesë emergjente do ta quaja unë, pë rregullimin e rretheve në komunikacion të komunës sonë dhe atë : Rrethi te stacioni I policies, te Qendra te Ballkani, në Reshtan, në Duhël, në Shirokë, po ashtu rrafshimin e kondrinës në trasën kryesore për Prizren – te rruga që kthehet pë fshatin Leshan. Rrethi në Shirok dhe DUhë duhet t’i takojë Qeverisë Qendrore, por, të kërkohet në mënyrë urgjente rregullimi, pasi shpeshherë kemi aksidente me fatalitet, madje me humbje jete. Ndërsa Te policia, Ballkani dhe Reshtani, po ashtu kthesa për leshan, sa më pare të kryhet me mundësinë e pare.
Problem tjetër imediat e shof mungesën e parqeve dhe lojërave për fëmijët e komunës tone.
Nuk ka asnjë lokacion funksional për fëmijë në qytetin tone. Fëmijët janë gjëja më e çmuar e familjes shqiptare, e ne asnjë gurë se kemi shtyrë drejt ndërtimit të hapësirave për ta.
Po ashtu te ndriçimi publikë, të shtohen fondet në këtë drejtim, në mënyrë që aty ku kemi driçim me llamp me tel të skuqur, të ndërrohen dhe të vendosen llampa floreshente, kjo e rrit eficiencën-kursimin së paku për tre herë dhe aty ku vendoset ndriçim I ri drejtëpëdrejtë të kërkohet vendosja e llampave floreshente.
Përndryshe planifikim është mjaftë gjithëpërfshirës dhe I qëlluar dhe të gjitha janë të nevojshme, por mundësit buxhetore janë ato që na kufizojnë. Tjetër është dëshira tjetër mundësia.
Kjo pike pati diskutime mjaftë productive dhe kaloi me shumicë votash.

 


Bajram Tërshani
Asambleist Komunal nga radhët e PD-së, dhe
Kryetar i degës së PD-së