Aprovohet kërkesa e asamblistit Sermaxhaj për ndihmë xhamisë së qytetit

Prishtinë, 1 maj 2014

Pas vizitës së djeshme të dy xhamive të qyteti nga kryetari i komunës Sinani dhe nënkryetari Matoshi vizite kjo e iniciuar nga asamblisti i Partisë së Drejtësisë, Zekirja Sermaxhaj , kuvendi komunal në mbledhjen e sotme  votoi unanimisht  kërkesën (propozimin) e asamblistit Sermaxhaj,  kërkesë kjo e kamotshme qe e kishte paraqitur imami dhe xhemati i xhamisë qendrore në Kamenicë për mbështetjen financiare ,te “projektit  të mbulojës së hyrjes të xhamisë”.

Asamblisti i PD,-së, Zekirja Sermaxhaj falënderoi  Kryetarin Sinani  se bashku nënkryetarin  Matoshi dhe asamblistët e kuvendit komunal për përkrahje dhe miratim te kësaj kërkese.

Ne vazhdim fjalimi i plote i asamblistit Sermaxhaj ne Kuvendin komunal:

 

I nderuari Kryetar, I nderuari nënkryetar, te nderuar delegate
“Dëshiroj të propozoj sot që të futet në rendin e  ditës një kërkesë e Imamit dhe Xhematit të Xhamisë së Qytetit “Haxhi Gani Sermaxhaj”,  për të ndihmuar këtë Xhami ne realizimin e projektit të mbulojës së hyrjes së Xhamisë”.

“Kjo kërkesë që sot e keni marrë është e muajit shtator të vitit të kaluar dhe në të nuk është dhënë asnjëherë përgjigje. Kërkesa ka të bëjë me mbështetje financiare në vlerë të rreth 10 mijë eurosh ndërsa i lus të gjitha grupet në Kuvend ta mbështesin atë në një shumë të caktuar buxhetore me të cilën komuna do të mbulonte së paku gjysmën e këtij investimi dhe gjysmën tjetër e mbulojnë vet xhemati i Xhamisë.