Sermaxhaj, takon Kadriun, kërkon zgjidhje të problemit për taksistët e Kamenicës

Prishtinë, 15 prill 2014

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Kamenicë nga radhët e  PD-së Zekirja Sermaxhaj u takua sot me nënkryetarin e Gjilanit Rexhep Kadriu, të cilin e informoi për problemet dhe vështirësitë që po ballafaqohen taksistët e Komunës se Kamenicës nga inspektorati dhe Policia e Gjilanit, për shkak të një vendimi të komunës së Gjilanit, i cili ua ndalon të ushtrojnë veprimtarin e tyre në Gjilan, ndërsa taksitë e Gjilanit nuk e kanë këtë probleme në Komunën e Kamenicës.

Nënkryetari Kadriu falënderoi asamblistin Sermaxhaj dhe pranoi se është i informuar për këtë problem, porse sipas tij, e gjitha është për shkak të mungesës së vend parkimit në atë pjesë

Ai shtoi se janë duke e hartuar projektin për rregullimin e qasjeve të taksive në atë pjesë të qytetit dhe se do të bëjnë çmos që  ta zgjedhin problemin e tyre.

 

Sermaxhaj disa ditë më parë ishte takuar me taksistet e Kamenicës për t’i dëgjuar hallet e tyre ku dhe ju premtoi që për ketë problem do të bisedojë me autoritetet komunale të Kamenicës dhe Gjilanit.