Sermaxhaj kërkon zgjidhjen e problemit për taksistët

Kryetari i Degës së PD-së në Kamenicë Zekerija Sermaxhaj që njëherësh është edhe asamblist në Kuvendin Komunal në këtë qytet ka takuar një grup taksistësh të cilët nuk po u lejohet ushtrimi i kësaj veprimtarie në Gjilan.

Sermaxhaj shprehu gatishëmrinë e tij për të ndërmjetësuar për këtë cëshjte edhe tek kryetari i Komunës Begzad Sinani.

"Ju  premtoj që këtë çështje  do ta bisedoj me kryetarin e komunës z.Sinani pasi ka vullnet të mirë t’i ndihmoj qytetarët, dhe me asamblistët tjerë të Kuvendit të Kamenicës qësa më parë të zgjidhet ky problem i juaji, duke mos e përjashtuar mundësin që Kryetari Sinani të takohet dhe  me Kryetarin e Gjilanit z.Lutfi Haziri dhe të bëhet një zgjidhje për të gjithë tha z.Sermaxhaj në këtë takim.

Taksistët gjatë bisedës me z.Sermaxhaj shpalosen problemet dhe hallet e tyre duke thënë se Komuna e Gjilanit ka bërë një ligj që taksistët e Kamenicës mund të dërgojnë udhëtarë në Gjilan,  por kurrsesi të sjellin udhëtarë nga Gjilani në Kamenicë.

“Edhe pse jemi te licencuar dhe paguajmë tatim shtetit inspektorët dhe policia po na dënjonë, gjithashtu edhe transit nuk mund të kalojmë në komunën e Gjilanit.  P.sh ta dërgojmë dikë në aeroport apo  përtej Gjilanit, ndërsa taksistët e Gjilanit në Kamenicë mund të vijnë sa herë që dëshirojnë dhe nuk kanë ndonjë pengesë të tillë ligjore siç kemi ne në Gjilan”, kanë thënë të pranishmit.

Ata  than se punën e "Taksi" e kanë punë primare dhe mbajnë familjet dhe se kjo ndalës u shkakton humbje  prej 200 deri 250 euro.

Ata e falënderuan asamblistin e Partisë së Drejtësisë, Zekirja Sermaxhaj për takimin dhe kërkuan nga ai që sa me parë të bëjnë një zgjidhje.